Më në fund Galiani nuk shkon në stadium për Milanin … nga gripi!

Prej 40 muajsh nuk humbiste asnjë ndeshje. Adriano Galiani është jo vetëm administrator i deleguar i Milanit, por edhe një tifoz i jashtëzakonshëm i skuadrës së tij të zemrës. Gjithsesi, vjen dita kur edhe ai mund të mos shkojë në stadium për një ndeshje të kuqezinjve. Dikur thuhej se “inxhinierët nuk sëmuren kurrë”, sot fjala është për Galianin, veçse krahu i djathtë i Berluskonit qenka një “inxhinier” që ndonjëherë e zë gripi.

Pikërisht sëmundja ngjitëse ka bërë që veteran të detyrohet të humbasë ndeshjen e parë të Milanit që nga 1 shtatori i vitit 2013, dhe do të jetë ndeshja në fushën e Udinezes në Serinë A. Në atë kohë pati arsye tjetër, ishte në Madrid për të diskutuar kthimin e Kakasë dhe nuk ishte dëshmitar i fitores 3-1 ndaj Kaljarit në “San Siro”. Tepër i rrallë në mungesat në stadium, Galiani ka edhe një ndeshje të humbur këtu e 15 vjet më parë. Në vitin 2002, nuk shkoi dot në ndeshjen në fushën e Leçes, fituar 1-0.

Sfidanti.al