Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, listën e kryeson Bastoni

Alessandro Bastoni po përjeton një moment magjik, më të rëndësishmin në karrierën e tij, pasi mbrojtësi i Interit është shndërruar në një lojtarët më të mirë në qarkullim në rolin e tij. Imapkti i Bastonit tek Inter është jashtëzakonisht i madh, për Inzaghin është thjesht i pazëvendësueshëm. Bastoni e ka dërguar paraqitjen e tij në një tjetër nivel, kjo reflektohet edhe te shifrat pasi sipas “Trasfermarkt”, sot për sot, futbollisti “azzurr” është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar për statistikat me 80 milionë euro.

sfidanti.al