“Mbretërori” Isko do të bëhet “qytetar”,mjaft të ikë nga Bernabeu!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është gati të dërgojë një ofertë të majme që të sigurojë shërbimet e plejmejkerit të Realit të Madridit, Isko, njofton media spanjolle që vë në dukje se ky futbollist 26-vjeçar po kalon një periudhë të vështirë në “Santiago Bernabe”, duke qenë se trajnerit të ri të Realit, Santiago Solari, i ka rënë interesi për këtë lojtar që deri para pak kohësh ka qenë beniamin e tifozëve që tani i kanë kthyer atij kurrizin.
Në këto kushte janë rritur spekulimet se Isko së shpejti do të largohet nga “Bernabeu”, ku ai ka një kontratë deri më 2022. Sidoqoftë, tani ai ndodhet në qendër të vëmendjes të disa klubeve të mëdhenj evropianë, midis tyre edhe të Mançester Sitit. Guardiola vazhdimisht e ka shprehur hapur interesimin e tij për bashkëpatriotin e tij dhe tani, në konsulencë me kryesinë e klubit, ai po përgatit një ofertë prej 86 milionë eurosh, kështu që tani duhet të pritet, nëse Reali do të jetë gati që ta lëshojë Iskon, pasi deri para pak kohësh klubi madridas kërkonte për të jo më pak se 100 milionë euro.
Vetë Isko në disa raste ka bërë të ditur se ai është i interesuar që të kalojë te klubi “qytetar” dhe se ai ka dëshirë që të bashkëpunojë me Guardiolën.
Sfidanti.al