Për vitin 2018 ishte Luka Modric ai që i gllabëroi të gjithë cmimet individuale në futbollin botëror. Mesfushori kroat i realit të Madridit fitoi cmimine lojtarit të vitit të FIFA e UEFA si dhe Topin e Artë të France Football. Por është dikush që ka dalë jashtë rrymës dhe bëhet fjalë për revistën prestigjioze britanike ‘Four Four Two’ e cila e ka vendosur kapitenin e Barcelonës në krye të listës së saj të 100 futbollistëve më të mirë të vitit 2018, edhe pse argjentinasi u rendit i 5 në garën për Topin e Artë dhe mbeti jashtë podiumit në atë për ‘FIFA The Best’. Revista prestigjioze në shpjegimin e saj për vendin e parë të Lionel Mesit vë në dukje numrin 50 të golave të shënuara nga argjentinasi në 52 ndeshje të zhvilluara.
Në vendin e dytë të klasifikimit të ‘Four Four Two’ është pozicionuar sulmuesi portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo, ndërsa në të tretin ai i Paris Zën Zhermenit, Kilian Mbape. Përsa i përket Luka Modric fituesi i të gjithë cmimeve të mundshëm, kroati nuk shkoi më shumë se vendi i katërt, ndërkohë që dhjetëshen e futbollistëve më të mirë të vitit të ‘Four Four Two’ e plotësojnë Antuan Grizman i pesti, Salah i gjashti, Hazard i shtati, Nejmar i teti, Oblak i nënti dhe Herri Kejn i dhjeti.
sfidanti.al