Mbrëmja e madhe, Inter-Milan mes ëndrrës së titullit dhe asaj për Evropën

Rritet akoma më shumë ankthi I pritjes së derbit të Madoninës nr 225 në histori, një derbi që ndizet akoma më shumë nga rezultatet e ndeshjeve të para të javës së 23 të Serisë A. Humbja e Juventusit ndaj Veronës I jep mundësinë Interit që të arrijë në krye të klasifikimit skuadrën torineze, ndërsa humbja e Romës me Bolognën përbën një lajm të mirë për kuqezinjtë në garën për një vend në zonën evropiane.

Të dyja skuadrat vijnë në takimin e madh të ndara nga 19 pikë, 51 për Interin e 32 për Milanin, por në një ndeshje derbi këto statistika e humbasin vlerën e tyre. Vëmendja në këtë përballje do të jetë e përqendruar te Romelu Lukaki dhe Zlatan Ibrahimovic; ëndrrat dhe shpresat e Contes dhe Piolit varen nga golat e tyre.

Sulmuesi belg që shënoi edhe në fitoren e fazës së parë 2-0 është gjithnjë e më shumë një pikë referimi për Interin aktual, një bomber I pandalshëm, por edhe një njeri që ka ditur të bëjë për vete edhe shokët e tjerë të skuadrës duke bërë që Mauro Icardi të harrohet shumë shpejt. Gjigandi belg ka 20 gola në 29 ndeshje dhe është një shembull I impenjimit dhe dedikimit ndaj skuadrës të cilën e ndihmon duke vrapuar, bërë presing dhe fituar topa në mbrojtje. Nëse Conte vërtet do të aplikohë skemën 3-5-1-1 për shkak edhe të skualifikimit të Lautaro Martinez, atëherë e gjithë pesha e sulmit zikaltër do të bjerë mbi shpatullat e tij të fuqishme.

Njeriu I shpresave në shtëpinë kuqezi ka fizionominë e Zlatan Ibrahimovic, një sulmues që e di shumë mirë cfarë do të thotë një ndeshje derbi teksa ka luajtur 10 të tillë me të dyja skuadrat. Suedezi është 38 vjec dhe vitet kalojnë edhe për të, por një person kur merr rolin e liderit e mban atë përgjithmonë. Mjaftoi ardhja e tij në Milano për të ndryshuar fytyrën një skuadre të humbuir dhe që ishte bërë pre e fantazmave dhe frikërave; me Ibrën në fushë, Milani nuk ka humbur më, problemi në pulpë është lënë pas krahëve dhe suedezi është gati t’I bëjë një shaka të hidhur kushërinjve zikaltër.

Në pankinë do të jetë sfida e madhe mes Antonio Contes dhe Stefano Piolit. Statistikat në ndeshjet e mëparshme janë në favor të trajnerit të Interit, teksa në 7 përballje nuk ka humbur asnjëherë; 4 fitore dhe 3 barazimi. Për më tepër në përgjithësi, Conte I ka fituar të gjitha ndeshjet derbi që ka luajtyr në serinë A me Juventusin dhe Interin, madje duke mos pësuar asnjë gol. Ndërsa Pioli ka qenë I pranishëm në 2 ndeshje derbi të Madonninës të dyja me Interin dhe në të dyja rastet ka dalë me barazimin 2-2

Interi bëri përforcime në muajin janar për të tentuar fitoren e titullit në Serinë A dhe në derbi janë disa debutues. Ai që pritet më shumë është Christian Eriksen që do të luajë derbin e parë të Madonnines ashtu sikurse edhe Padelli dhe Young, ndërsa Sanchez mund ta bëjë debutimin e tij duke e nisur sfidën nga stoli, ashtu sikurse edhe Moses, Biraghi dhe Esposito. Te Milani, do të jetë derbi I parë për Bennacer e Kjaer,ndërsa për lojtarër rezervë debutojnë Begovic e Saelemaekers, që të dy blerje e klubit në merkaton e janarit

Sfidanti.al