Mbrëmja e së martës mund të quhet ajo e dorëzimit të stafetës nga Messi te Mbappe me këtë të fundit që u kualifikua për në cerekfinale me PSG, ndërsa argjentinasi mbeti jashtë kompeticionit në 1/8 e finaleve për herë të parë në 16 vjet. Por kjo nuk është dicka e re, herët a vonë edhe legjendat duhet t’i dorëzohen kohës dhe gjithnjë do të jetë një fenomen i ri që do të marrë vendinm e tyre
Vetëm se këtë herë, fenomeni i ri deshi t’i bëjë një homazh miti duke postuar në Twitter një foto ku ata janë bashkë në një moment gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve të shoqëruar me 2 emotikone që duan të tregojnë të gjithë respektin, në mos admirimin kundrejt një futbollisti që ka bërë historinë e këtij sporti.
Sfidanti.al