Buenos Aires, marshim paqësor për Maradonën: Drejtësi për Diegon

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga vdekja e Diego Armando Maradona që ndërroi jetë në 25 nëntor të 2020, por dhimbja për humbjen e tij nuk është shuar ende dhe është bërë akoma më e fortë pas publikimit të disa përgjimeve telefonike mes personave që kujdeseshin për të që kanë bërë që hetimet në lidhje me shkakun e vdekjes së tij të hyjnë në një fazë të rëndësishme.

Me mijëra persona mes të cilëve edhe vajzat e Maradonës, Dalma e Giannina dhe nëna e tyre Claudia dolën në rrugët e Buenos Aires dhe marshuan në mënyrë paqësore për të kërkuar drejtësi. ‘Vendimi do të jetë social. Drejtësi për Diegon. Nuk ka vdekur, e kanë vrarë. Proces dhe ndëshkim për fajtorët’-ishte manifesti i këtij marshimi.

Sfidanti.al