Ka dalë kampion i botës në 1990 në Itali dhe e di mirë se çdo të thotë një turne i tillë. Lotar Mateus foli për të përditshmen angleze, “Deili Telegraf”, duke deklaruar se kombëtarja e “tre luanëve” është një nga favoritet për të fituar Botërorin. “Kur shikon emrat që ka, Anglia është një favorite, – shprehet ish-kapiteni i Gjermanisë dhe i Bajernit, – Sauthgejti mund të hedhë në fushë 3 formacione të ndryshme”. E vërtetë që anglezët kanë mbrojtës të fortë (Tomori, Megajer, Stouns, Dajer), kanë lojtarë krahu si Uolker, Xhejms, Shou, Aleksandër-Arnold apo Tripier, kanë mesfushë shumë të mirë si Rajs, Belingham, Maunt, Saka apo Henderson, si dhe sulmues si Harri Kejn, Stërling, Abraham apo Foden. Gjithsesi, Mateusi thotë se “Anglia ka një problem të madh me portierin”. Xhordan Pikford është i dëmtuar dhe nuk dihet sesa do të jetë në formë në kohën e duhur.
Sfidanti.al