Administratori i Deleguar i Inter, Beppe Marotta përgatit për një tjetër aventurë pasi të përfundojë eksperiencën me Inter dhe që jo domosdoshmërisht lidhet me futbollin. Marotta, theksoi së fundmi se kontrata me zikaltërit përfundon në vitin 2027 dhe në atë periudhë ai do të jetë në moshën 70-vjeçare, ndaj mund të mendojë të tjera opsione jashtë botës së futbollit. “Unë kam një kontratë që përfundon në vitin 2027, do të jem në moshën 70-vjeçare dhe më duhet të bëj disa vlerësime. Ndoshta do të provoj një tjetër eksperiencë. Megjithatë, deri atëherë ka kohë dhe dua të fitoj me Interin, do të provojmë t’i japim vazhdimësi sukseseve të viteve të fundit. Inzaghi? Tek ai gjejmë cilësi të mëdha profesionale dhe njerëzore. Madje, këto të fundit shpeshherë janë më të rëndësishme se ato profesionalet. Zgjedhja e Inzaghit ishte e mirëmenduar, pasi ai kishte bërë shumë mirë në drejtimin e Lazios. Rinovimi me të është shumë natyral pasi ka treguar se di të bëjë mirë dhe është profili ideal për të tashmen dhe të ardhmen e Interit”, u shpreh Marotta.
sfidanti.al