Së pari, një sqarim dhe një justifikim për atë që ndodhi në verë, përpara blerjeve. Nga zikaltërit ikën Konte, Lukaku e Hakimi, dhe administratori i deleguar, Bepe Marota, dëshiron të informojë tifozët sesi ishte gjendja. “Na u desh të vepronim shpejt, përballë një situate shumë të vështirë, – tha ai, – gjithsesi, këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Nëse ke një skuadër të madhe në fushë, dhe një skuadër të madhe pas perdeve, atëherë problemi bëhet më pak i vështirë. Unë kam bashkëpunëtorë shumë të mirë si Auzilio e Baçin dhe ia dolëm aty ku shumëkush u pushtua nga disfatizmi”. Sa për rinovimet me yjet, Marota thotë se “me Lautaron dhe Brozoviçin nuk kemi vështirësi, jemi në rrugë të mbarë, ashtu si edhe për të tjerët”.
Sfidanti.al