Maresca flet si trajner i Chelseat: Jam i emocionuar

Enzo Maresca tha fjalët e para si trajner i Chelseat. “Është një ëndërr për çdo trajner që të ketë këtë rol te Chelsea, pasi janë një nga klubet më të mëdha në botë. Kjo është edhe arsyeja pse jam kaq i emocionuar për këtë mundësi që më është dhënë. Mezi pres të punoj te një klub i tillë. Këtu ka një grup lojtarësh të talentuar, për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, tha ai.

sfidanti.al