Bayern Munchen i rikthehet avazit të vjetër, dobëson rivalin

Bayern Munchen pritet të ketë një fytyrë krejtësisht tjetër nga sezoni i ri, me Vincent Kompany që ka ardhur në krye të skuadrës. Bavarezët pritet të bëjnë revolucion, pasi e kanë mbyllur sezonin pa trofe dhe kjo gjë nuk i kishte ndodhur për vite me radhë. Rekordmenët gjermanë tanimë kanë bërë goditjen e parë në afatin kalimtar të verës dhe Bayerni është gati ta finalizojë marrëveshjen e Jonathan Tah, një nga më të mirët te Bayer Leverkuseni këtë edicion. Sipas raportimeve të Sky Sport, tashmë ka një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe Bayernit, me kushtet personale të përcaktuara praktikisht për një kontratë që do të zgjatej deri në vitin 2028. Tah, i cili aktualisht është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2025, është në kërkim të një ndryshimi drejtimi në karrierën e tij.

sfidanti.al