Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, së shpejti do të jetë një prej ambasadorëve të FIFA-s, duke patur një rol të rëndësishëm në aktivitetet e organizatës botërore të futbollit, për të promovuar këtë sport.
Sipas njoftimit të FIFA-s, 56-të vjeçari do të jetë i përfshirë në “zhvillimin e projekteve relevante”.
Nga ana tjetër edhe vet argjentinasi ka konfirmuar njoftimin e FIFA-s dhe është shprehur se tashmë nën drejtimin e Gianni Infantino, kjo organizatë ishte e pastër dhe transparente.
Ish lojtari i Barcelonë, Sevilla dhe Napoli-it, ku me këtë të fundit arriti edhe majat e suksesit të tij si futbollist, e ka kundërshtuar fuqishëm presidentin e mëparshëm të FIFA-s, Sepp Blatter.