Manovrat zikaltër, klubi në ndjekje të lojtarëve me parametra zero

Oliver Zhirud nuk është objektivi I vetëm I Interit. Klubi zikaltër tashmë duket se ka vënë në shënjestrën e tij futbollistët që janë në përfundim të kontratave të tyre me klubet respektive. Ëndrra e madhe e klubit milanez që me shumë mundësi do të mbetet e tillë është Kristian Eriksen I Totenhemit I cili kërkohet edhe nga Mancester Junajtid, ndërkohë që duket se është më e lehtë që të arrihet te Vertongen edhe ky I totenhemit dhe Kurzava I Paris Sën Zhermenit

Ndërsa Zhirud  kërkohet që në muajin janar bashkë me Kulusevski, ndërkohë që është përcaktuar strategjia për muajt e verës, me Eriksen që duket si protagonisti kryesor I merkatos me danezin që është në gjendje që të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës. Por për danezin po ushtron presion edhe Mancester Junajtid që është gati ta marrë atë që në janar për t’iu paraprirë ekipeve konkurrente

Një tjetër opsion është Jan Vertongen, edhe ky pjesë e Hotspurs,  njeriu I duhur për mbrojtjen. Azamoa nuk është më në një moshë shumë të re dhe paraqitjet e Biragit nuk kanë qenë bindëse dhe kjo detyron Marotën që të mbajë në vëzhgim krahun e majtë të mbrojtjes ku një emër që është shfaqur është  ai I Lejvin Kurzavas. Futbollisti 27 vjecar francez e mbyll kontratën e tij me Paris Sën Zhermenin në qershor dhe duket I gatshëm që të pranojë një kontratë 4 vjecare.

Sfidanti.al