Manchester United ‘hidhet’ në sulm: tani kërkon edhe Dybalën e Neymar

Manchester United nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e transferimeve. ‘Djajtë e Kuq’ që janë shumë pranë blerjes së James Rodriguez, kërkojnë të sjellin në Old Trafford të tjerë emra të rëndësishëm të futbollit dhe bëhet fjalë për Paulo Dybalën dhe Neymar. Sipas ‘Don Balon’ në Spanjë, argjentinasi i Juventusit është kthyer në një obsesion për trajnerin Jose Mourinho që kërkon të ndërtojë një skuadër që të tentojë fitoren e menjëhershme të Ligës së Kampioneve dhe Dybala është një prej futbollistëve që i përputhet profilit të kërkuar prej tij. Përsa i përket Neymar, Manchester United kërkon të përfitojë nga situata e krijuar së fundmi te Barcelona me sulmuesin brazilian që nuk ka raporte të mira me asistentin e Luis Enriques, Unzue. ‘Djajtë e Kuq’ janë gati të ofrojnë 116 milionë Euro për 25 vjeçarin, por duhet të ketë kujdes edhe nga konkurrenca e Manchester City, pasi Guardiola nuk e ka fshehur kurrë admirimin për sulmuesin brazilian.

sfidanti.al