Manchester United gjurmon yllin e Bundesligës

Manchester United raportohet se interesohet për situatën e sulmuesit të Stuttgartit, Serhou Guirassy. 27-vjeçari mund të dalë në shitje gjatë merkatos së janarit për jo më pak se 15 milionë euro që është edhe klauzola në kontratën e tij e kjo shumë nuk është aspak një problem për “djajtë e kuq”. Guirassy po shijon ditët më të mira në karrierën e tij këtë seozn në Gjermani. Ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga në 11 ndeshje. Sidoqoftë, starti i dobët i sezonit për “Djajtë e Kuq” mund të detyrojë drejtuesit e klubit që të bëjnë një ose dy transferime. Njëri nga ta mund të jetë edhe Guirassy.

sfidanti.al