Manchester United fiton më shumë financiarisht

Manchester United regjistroi të ardhura rekord prej 666.5 milionë paundësh në vitin e fundit, pavarësisht rezultateve të dobëta sportive dhe vendit të 15-të në Premier League, që ishte më i keqi që nga sezoni 1973-74. Nënshkrimi i marrëveshjes pesëvjeçare me sponsorin “Snapdragon” dhe të ardhurat rekord nga ditët e ndeshjeve prej 160.3 milionë paund ishin vendimtare për këtë bilanc. Të ardhurat komerciale arritën në 333.3 milionë paund, duke rikthyer United mbi Liverpool në këtë aspekt. Humbja neto ra në 33 milionë paund, një ulje prej 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kostot janë ulur ndjeshëm përmes shkurtimit të stafit dhe uljes së pagave, ndërsa klubit i janë shtuar shpenzimet për largimet e trajnerëve. Borxhi afatgjatë mbetet në 471.9 milionë paund, ndërsa kreditë afatshkurtra janë rritur ndjeshëm. Pavarësisht krizës sportive dhe mungesës së garave europiane, United parashikon të ardhura të qëndrueshme deri në vitin 2026.

sfidanti.al