Juventusi ka barazuar 4-4 me Borussia Dortmund në Allianz Stadium, në ndeshjen e parë të Champions League. Barazim dramatik për bardhezinjtë, që shënuan dy gola në shtesë, duke marrë një pikë me shumë vlerë. Protagonistët kryesorë ishin Yildiz dhe Vlahovic, me turkun që shënoi një gol spektakolar dhe dha një asist, ndërsa sulmuesi serb realizoi dy gola dhe një asist tjetër. Kelly ishte sërish vendimtar, duke shënuar në fund pas asistit të Vlahovic. Pavarësisht forcës së sulmit, ekipi tregoi sërish dobësi të mëdha në mbrojtje, duke i lejuar gjermanët të shënojnë katër herë. Bremer rikthehet në formacion, por problemet në prapavijë mbeten të dukshme. Di Gregorio gaboi në njërin prej golave, ndërsa skuadra shpesh ra në ritme të ulëta. Ky barazim sjell entuziazëm, por edhe sinjalizon se nevojiten përmirësime të menjëhershme në aspektin mbrojtës.
sfidanti.al