Nëpërmjet profileve në rrjetet sociale, Sergio Aguero informoi ndjekësit e tij dhe tifozët e Manchester City se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 . Në ditët e kaluara argjentinasi kishte hyrë në izolim paraprak pasi kishte qenë në kontakt me një person të prekur nga coronavirusi dhe në harkun e vetëm pak orëve edhe vetë sulmuesi pati të njëjtin fat.
‘Pasi hyra në izolim për një rast me covid nga një person që isha në kontakt-komentoi Aguero në Twitter-edhe unë rezultova pozitiv me Covid-19. Pata disa simptoma dhe tani di të ndjek rekomandimet e mjekëve për të rimarrë veten’.
Në këtë mënyrë, Aguero do të mungojë në ndeshjet e radhës së Manchester City me Cheltenham Town në FA Cup dhe atë ndaj West Bromwich në Premier League.
Sfidanti.al