Mancester Siti i shënoi 9 gola, Guardiola ngushëllon lojtarët e Bërton

Pep Guardiola tregon sportivitetin e tij në përfundim te ndeshjes mes Mancester Sitit dhe Bërton Albion për Kupën e Ligës, e përfunduar me rezultatin e thellë 9-0 për kampionët e Premier Leagues. trajneri 48 vjecar pas fërshëllimës së arbitti iu afrua disa futbollistëve të Bërtonit mes të cilëve edhe portierin 21 vjecar, Bredli Kollins, duke i ngushëlluar për 9 golat me të cilët i ndëshkoi skuadra e tij

Trajneri katalanas nuk ngurroi të thurrë elozhe për Bërtonin që luan në Divizionin e Tretë të futbollit anglez, pavarësisht asaj që u pa në fushën e lojës. ‘Duhet të ndihen krenarë bënë shumë mirë-tha Guardiola për lojtarët e Bërtonit në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Mancester Siti me fitoren 9-0 shkroi një tjetër faqe të historisë së kompeticionin, por nuk është ai që mban rekordin për suksesin me rezultatin më të thellë. Këtë nder e mbajnë Uest Hem dhe Liverpuli që në 1983 dhe 1986 mundën me rezultatin 10-0 respektivisht Bërin dhe Fulhamin. Mancester Siti nuk shënonte kaq shumë gola që nga nëntori i 1987 kur ishtë në Divizionin e dytë duke mundur 10-1 Hadërsfildin. Përsa i përket Guardiolës, me rezultatin 9-0 barazoi rekordin që vendosi Barcelona e tij ndaj Hospitalet në ndeshjen e kthimit të 1/16 të finaleve të Kupës së Mbretit në 2011.

sfidanti.al