Mallkimi “Ramsei” vazhdon: Vdes jo një VIP, por dy të tillë!

Futbollistin e Arsenalit dhe pjesëtarin e përfaqësueses së Uellsit, Aron Ramsei, e ndjek një mallkim i çuditshëm: gati sa herë që ai shënon gol, do të vdesë ndonjë personazh i njohur VIP në botë.
Të shtunën e fundit, ai shënoi gol kundër Totenhemit, kurse gjatë dy ditëve të ardhshme vdiq jo një figurë VIP, por dy të tillë:
Kejt Flint (49 vjeç), solisti kyesor i grupit të njohur muzikor britanik, “Prodige”, që kreu vetëvrasje, dhe aktori amerikan, Luk Peri (52 vjeç), mjaft i njohur për rolin e tij në serialin e gjatë amerikan “Beverli Hills”. Ai vdiq nga një sëmundje e rëndë.
Seria e habitshme e mallkimeve, për hërë të parë, nisi më 2011, kur u vra Osama bin Ladeni, dhe më vonë, mbas çdo goli, të shënuar nga Ramsei gjetën vdekjen VIP-at: Stiv Xhobs, Muamar Kadafi, Uitni Hjuston, Pol Uoker, Robin Uiliams, Allan Rikman dhe Dejvi Boui.
Sezonin e ardhshëm Ramsei do të shpërngulet në Itali, ku do të vesh bluzën e Juventusit. Tani mbetet enigmë, nëse mallkimi Ramsei do të vazhdojë edhe kur ai të veshë bluzën bardhezi.
Sfidanti.al