“Magjik” me “galaktikët”, Bellingham shpallet lojtari “më i mirë” i muajit gusht

Pasi u transferua këtë merkato vere nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund te “galaktikët” e Real Madrid për shifrën e 103 milionë euro, talenti më premtues i mesfushës, Jude Bellingham ka shkëlqyer deri më tani te “mbretërit” spanjoll.

“Fantazisti” i mesfushës ka arritur të shndërrohet në protagonistin absolut të skuadrës së Carlo Ancelotti, teksa deri më tani ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asistim në vetëm 3 ndeshje, duke pozicionuar kështu ekipin e tij në krye të tabelës së La Liga. Këto performanca nuk kanë kaluar pa u “shpërblyer” nga drejtuesit e kampionatit spanjoll, të cilët këtë të enjte e kanë e shpallur “liderin” e mesfushës si lojtarin më të mirë gusht, duke shtuar kështu një tjetër arritje të veçantë në karrierën e Bellingham.

 

sfidanti.al