Luis Enrique duket se mori frymë lehtësimi pas shortit të hedhur të enjten për fazën e Final Four të Nations League teksa Spanjës së tij i ‘ra për pjesë’ Italia më gjysmëfinale.
‘Për mendimin tim skuadra më e mirë është Belgjika, më pas vjen Franca-tha trajneri i ‘La Roja’-janë pikërisht këto dy skuadra më të mirat për rezultatet që kanë arritur deri tani. Italinë nuk e njoh shumë mirë, e di që po kalon një moment ndryshimesh. Tani kemi kohë për ta studiuar dhe për t’u përgatitur mbi pikat e forta dhe të dobëta të saj’.
Më pas Luis Enrique u përqendrua te skuadra e tij dhe progresin e bërë prej saj që u shfaqën në mënyrë të vecantë në fitoren e madhe 6-0 ndaj Gjermanisë në 17 nëntor.
‘Fitorja ndaj Gjermanisë tregoi progresin tonë, sulmi ynë ishte shumë I fortë dhe me zotërimin e topit arritëm ta bënim të vuante-shtoi Luis Enrique-sidoqoftë, Gjermaninë e konsideroj ende mes favoritëve për fitoren e Evropianit’.
Sfidanti.al