Ende nuk dihet data e sakte e prezantimit te Luis Enrikes si trajner i perfaqesueses spanjolle, por 48 vjeçari i ka thene fjalet e tij te para qe nga momenti kur u mesua per ardhjen e tij ne kete detyre.
‘Jam shume i kenaqur, kam krijuar iluzion e jam shume i motivuar-tha Luis Enrike-kam vuajtur dhe jam argetuar kur luaja me kombetaren ne shume evenimente dhe e di se çfare do te thote te jesh trajner kombetareje’.
Luis Enrike eshte dalluar per nje raport te ftohte me median dhe kur u pyet ne lidhje me kete çeshtje ai u pergjigj se do te trajtonte median si ta meritojne.
‘Jam i hapur per te dhene versionin tim me te mire, te permiresohem-vijoi Luis Enrike-jam 48 vjec dhe jam shume i kenaqur me karrieren time’.
Sfidanti.al