Legjenda e futbolli gjerman, Lotar Mateuz, ishte midis miqve të ftuar në ceremoninë e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Kupës së Botës që do të zhvillohet, gjatë qershor-korrikut të vitit të ardhshëm, në Rusi. Në “qilimin e kuq”, në Moskë, ai shoqërohej nga rusja Anastasia Klimko, me të cilën ai është martuar, më 2014, në Sllovaki.
Për Mateusin ka një krahasim mjaft interesant. Ai, gjatë karrierës së tij, ka marrë pjesë në pesë kampionate botërore, por, ndërkohë, edhe është martuar pesë herë! Anastasia Klimko është bashkëshortja e tij e pestë, me të cilën ai ka 27 vite diferencë, por, sidoqoftë, deri tani, martesa po funksionon mirë dhe ata kanë një djalë, Milan. Ish-pjesëtari i përfaqësueses gjermane që ka luajtur në 25 ndeshje në Kupat e Botës, është martuar, për herë të parë, më 1981 dhe një vit më vonë mori pjesë në kampionatin e tij të parë botëror, në Spanjë.
Sfidanti.al