Liverpuli fiton të drejtën për të nisur bashkëpunimin me Nike, sponsorin e ri teknik, sezonin e ardhshëm. Skuadra e The Reds fitoi betejën gjyqësore me New Balance e cila kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit anglez kur mësoi për arritjen e një marrëveshjeje paraprake mes tij dhe Nike.
New Balance e coi cështjen në gjyq me pretendimin se Liverpuli nuk respektoi një prej klauzolave të kontratës me të. Klauzola tek e cila u bazua New Balance në veprimin e saj fliste për të drejtën që kishte kjo kompani për të barazuar ofertat e cdo kompanie tjetër konkurrente në këtë pikë.
Por në fund Gjykata I dha të drejtën Liverpulit në këtë cështje që do të thotë se futbollistët e The Reds sezonin e ardhshëm do të vishen me uniformat e Nike. Kompania e njohur amerikane e veshjeve sportive I ofroi Liverpulit 80 milionë Euro në vit,një shifër kjo që e kalon atë të Neë Balance që me kontratën aktuale I ofron 50 milionë Euro në vit. Por kjo e fundit kishte vendosur të barazonte këtë ofertë të Nike dhe për këtë arsye e coi cështjen në gjykatë, por pa ia dalë mbanë.
Sfidanti.al