Liverpuli dhe Bajer Leverkuseni kanë gjetur akordin sa i përket transferimit të Florian Wirtz në Angli. Sipas medieve britanike mësohet se klubi britanik ka pranuar që të paguajë 100 milionë paund (117.56 mln euro) shërbimet e mesfushorit. Kjo shifër nuk është finale pasi mes klubeve ka edhe një akord tjetër sipas së cilit nëse Liverpool fiton Premier League dhe Champions Ligën atëherë do të duhet të paguajë ekipin e Bajernit edhe me disa bonuse të cilat arrijnë shifrën e 17 milionë stërlinave (19.98 milionë eurove).
sfidanti.al