“Të Kuqtë” e Liverpool janë vënë pas talentit 22-vjeçar të Freiburg, Merlin Rohl me “fantazistin” gjerman që sezonin e shkuar gjeti dy herë rrugën e rrjetës, si dhe asistoi në tre raste shokët e tij të skuadrës, në 24 paraqitjet e zhvilluara. Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, mes të interesuarve për shërbimet e gjermanit janë edhe “gjigantët” anglezë të Arne Slot, me teknikun holandez, që e pëlqen shumë profilin e Rohl. Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon mesfushori 22-vjeçar ka zhvilluar vetëm tre paraqitje, teksa u dëmtua në sfidën e javës së tretë ndaj Bochum dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në fushën e blertë.
sfidanti.al