Ibrahima Konaté ka thyer heshtjen. Në supersfidën e Champions League, të fituar 2-0 kundër Realit të Madridit, mbrojtësi francez doli nga fusha duke çaluar për shkak të një dëmtimi në gju. Ky lajm ngriti shqetësime të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh përballjen e afërt kundër Manchester City-t në Premier League. Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Daily Mail Sport’, 25-vjeçari ka shpëtuar nga një dëmtim serioz. Gjithsesi, mbrojtësi i fuqishëm i Arne Slot do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 5-6 javë. Kjo periudhë mungese do t’i lejojë atij të kthehet në fushë, nëse çdo gjë shkon mirë, në fund të vitit, por rrezikon të mungojë në ndeshjen e “Boxing Day”. Pak më parë, vetë Konaté publikoi një mesazh për fansat dhe publikun në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Është shumë zhgënjyese të përjetosh këtë dëmtim pikërisht në fund të një ndeshjeje të madhe, të mërkurën në mbrëmje. Tani fillon procesi i rikuperimit, por një gjë premtoj: do të kthehem dhe do të jem më i fortë. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme në Anfield. Inshallah, do të vazhdojmë përpara dhe unë do të mbështes ekipin në çdo hap të rrugës.”
sfidanti.al