E premtja do të jetë dita e madhe e Florian Wirtz në Angli ku do t’i nënshtrohet viztave mjekësore në Liverpool dhe më pas do të firmosë kontratën, e cila do të kthejë në lojtarin më të shtrenjtë të ishullit. Shifrat që janë bërë publike nga mediet dhe që mundësuan transferimin e lojtarit të Leverkusen në “Anfield Road” janë edhe më të mëdha nga sa u lajmëruan ditën e arritjes së akordit. Kështu Liverpool do të pagujë plot 125 milionë euro në arkat e klubit të Leverkusen ndërsa kësaj shume do t’i shtohen edhe 15 milionë euro të tjerë në formë bonusesh. Në rast se Liverpool do të fitojë Champions League atëherë Leverkusen do të arkëtojë edhe 10 milionë euro të tjera. Kjo marrëveshje është mjaft fitimprurëse edhe për lojtarin, i cili parashikohet që të fitojë në vit rreth 20-22 milionë euro. Flo Wirtz ka pasuruar edhe familjen e tij. Talenti nuk ka një menaxher apo një shoqëri që kujdeset për të pasi këtë rol e luajnë prindërit e tij. Mësohet se pas zyrtarizimit të transferimit të Florian Wirtz, Liverpool është i detyruar që të paguajë plot 10 milionë euro prindërit e lojtarit, Karin Groß dhe Hans Wirtz.
sfidanti.al