Lionel Mesi shpreson shumë në triumfin e Argjentinës në Botërorin e Rusisë. Në një intervistë për Fifa.com, sulmuesi argjentinas u rrëfye për gjithcka, por tema për të cilën u diskutua më shumë ishte pikeish eventi i madh futbollistik i 2018
‘Sampaoli më ka thënë edhe mua se futbolli më detyrohet një botëror. Shpresoj që ky sport të ma shlyejë borxhin-deklaroi Mesi në intervistën e tij-mungesa e Argjentinës në Botëror do të ishte pika fundi për vendin tonë. Unë jam i kënaqur me jetën time profesionale por edhe atë personale. Jam në formë si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Është e vërtetë që gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës, edhe mënyra ime e të luajturit ka ndryshuar’.
Viti 2018 është ai i botërorit dhe një mundësi për Mesin që të arrijë një stad tjetër me Argjentinës. Por për të ka edhe dicka tjetër në horizont: ‘Cfarë do të jem vitin tjetër? Do të bëhem baba për të tretën herë-vijoi Mesi në intervistën e tij’
Por rrugëtimi i Argjentinës në Botërorin e Rusisë nuk ishte aspak i lehtë
‘Kualifikimi në Botëror ishte shumë i vështirë për ne-tha sulmuesi 30 vjecar-në ndeshjet si ato me Perunë dhe Venezuelën mund të bënim më mirë, por ne ia komplikuam gjërat vetes. Por në ndeshjen vendimtare me ekuadorin ishim të vendosur. Duke parë mënyrën sesi shkuan gjërat, mund të them se ishte një moment i rëndësishëm dhe special’
Finalja e humbur në Botërorin 2014 është ende një plagë e hapur për kapitenin e Argjentinës
‘Plagët e finales së humbur në 2014 nuk do të shërohen kurrë.Ne duhet vetëm të bashkëjetojmë me to dheë të shohim para. Kemi ende shumë për të bërë,po përmirësohemi dhe jam i bindur se Argjentina do të bëjë mirë këtë radhë-përfundoi intervistën e tij fenomeni i Barcelonës
Sfidanti.al