Tifozëve u erdhi në majë të hundës, u futën në fushë dhe ..”goool”

Në Premier Ligën angleze, ne ishim dëshmitarë të një skene të pakëndshme, kur tifozë të Uest Hemit e treguan pakënaqësinë e tyre për lojrat e dobta të ekipit të tyre, duke sulmuar lozhën, kur qëndronin ulur njerëzit kryesorë të këtij klubi, por, nëse, tifozët anglezë, si problemin kryesor për lojrat e dobta të ekipeve të tyre, konsiderojnë njerëzit drejtues të tyre, në Francë nuk ndodh kështu.

Tifozëvë të ekipit të Lilit, të zemëruar se ekipi i tyre, dikur kampion i Francës, barazoi 1-1 me Monpeljen, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit ka arritur të fitoi vetëm një ndeshje, duke u ndodhur, tani, përballë një kërcënimi serioz për rënien nga Liga e 1-rë në atë të 2-tën, iu ngrit mjaft adrenalina, por në drejtimin e keq, dhe ata, me të egrit midis tyre, hynë në fushë… në fund të ndeshjes dhe u dhanë një “leksion” të mirë lojtarëve të vet.

Shumë prej tyre hynë në fushë, duke i befasuar rojat përreth fushës, dhe nisën të ndjekin nëpër fushë lojtarët e Lilit, ndërsa këtë të fundit vrapuan me aq sa u hanin këmbët drejt dhonës së zhveshjes. Në fakt, po të mos ishin rojat e fushës që krijuan një “mur” rreth lojtarëve, vështirë se do të mund të pengohej një katrahurë e vërtetë!

Sfidanti.al