Punë hakerash apo Di Maria me të vërtetë do të shkojë te Barcelona?

Mediumet spanjollë bëjnë të ditur se PSZH-ja ka rënë dakord me Barcelonën për çmimin e blerjes së pjesëtarit të përfaqësueses argjentinas, Anhel Di Maria që luan, momentalisht, në këtë klub francez dhe që konsiderohet si një zëvendësim ngushëllues i Nejmarit që sapo ka shkuar te PSZH-ja. Qëkur dolën spekulimet se PSZH-ja dhe Barcelona ka rënë dakord për çmimin e blerjes prej 46 milionë sterlinash për Di Marian, hakerat “hakuan” profilin në Twitter të Barcelonës dhe shkruajtën se Di Maria është lojtari i ri i klubit katalonjas. Thuhet se “hakimi” në fjalë u kap shpejt dhe twitterat u hoqën menjëherë, por asgjë nuk është e sigurt.

Por, nëse del se ky spekulim është i saktë, atëherë, del se Barcvelona përsëri do të blejë këtë lojtar që, në fakt, nuk është një zgjidhje kohëgjatë, duke pasur parasysh se Di Maria është 29 vjeç. Ai ka kaluar te PSZH-ja, më 2015.

Sfidanti.al