PSG, 222 milionë euro për Nejmarin, 100 000 euro për virusin!

Ndoshta është vetëm dhurata e parë, por gjithsesi shifra e zgjedhur për të ndihmuar duket tepër e vogël, për të mos thënë qesharake. Paris SG lajmëron se vendosi të japë 100 000 euro për të luftuar krizën e koronavirusit. Klubi francez sqaron se ndihma do të sigurojë pajisje edukimi për fëmijët e mbyllur në shtëpi e të mbetur pa shkollë, do të ndihmojë 900 të pastrehë, si dhe duke i dërguar ushqim të vjetërve të izoluar në shtëpi (10 000 racione), si dhe prodhime higjienike. Kjo shumë i shtohet 400 000 eurove të tjera, që janë pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme mes klubit dhe agjencive publike. Gjithsesi, nuk të mbetet shije e mirë kur krahason 222 milionë eurot e paguara për kartonin e futbollistit Nejmar, me 100 000 apo 500 000 eurot për ndihmë ndaj francezëve në kohën e epidemisë.

Sfidanti.al