Përse duhet të paguajë Tuheli për Nejmarin dhe Mapenë?!

Në përfundim të ndeshjes së Championsit ndaj Mançester Junajtidit, e përditshmja “L’Ekip” vendosi notat për yjet parizienë dhe Nejmari mori 4 nga 10. Normalisht, “L’Ekipi” është tepër dorështrënguar, por këtë herë e mblodhi dorën fare, sidomos me treshen e sulmit, por duket se “kumbullat e tharta” do t’i “hajë” trajneri Tomas Tuhel. Mediat franceze dhe ato spanjolle shkruajnë se gjermani mund të shkarkohet para kohe edhe për shkak të konflikteve me drejtorin sportiv, Leonardo, diçka që është publike. Gjithsesi, është fatkeqësi të paguajë trajneri (që në fund të fundit udhëhoqi ekipin në finalen e Championsit), që yjet e kanë mendjen për t’u larguar. Edhe Kilian Mbape mori notën 4 nga 10 ndaj Man. Junajtidit, ashtu si Angel Di Maria. PSG po mendon për Alegrin, por edhe për Poçetinon, Tiago Motën apo Loren Blankun.

Sfidanti.al