Grabitet vila e Luca Tonit; në të ishin edhe fëmijët

Tre banditë të armatosur sulmuan dhe grabitën vilën e Luca Tonit në rrugën Montale të Modenese. Sipas ‘La Gazzetta di Modena’, ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së enjtes rreth orës së konsumimit të darkës dhe ish qendërsulmuesi i përfaqësueses italiane, ishte në banesë së bashku me fëmijet. Grabitësit që ishin me maska në fytyrë dhe me armë në duar i trembën Tonin dhe familjen e tij duke i detyruar që t’u jepnin të gjitha sendet me vlerë.

Toni i tregoi të gjitha detajet karabinierëve që po hetojnë për atë cfarë ndodhi falë edhe ndihmës së marrë nga kamerat e shumta të sigurisë që janë në atë zonë. mësohet se grabitësuit e kërcënuan tonin se do të lëndonin fëmijët e tij që gjendeshin në shtëpi në atë moment

Sipas të dhënave të para, duket se keqbërësit ishin  të informuar mirë për lëvizjet dhe familjes Toni dhe duket se kishin edhe një përgatitje të tipit ushtarak. Hetimet e karabinierëve vijojnë, por për Tonin padyshim ato momente ishin shumë të vështira.

sfidanti.al