Kush tha që mes Neymar e Cavanit u vendos paqja me darkën e organizuar nga Dani Alves, ka gabuar. Situata vazhdon të jetë e nderë në dhomat e zhveshjes së Paris Saint Germain me brazilianin që po e sheh veten të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës që ka dalë në krah të uruguajanit përsa i përket cështjes së ekzekutimit të 11 metërshave. E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ zbulon disa prapaskena në lidhje me dinamikat e kësaj skuadre ku flitet edhe për nje klauzolë interesante kontrate. Bëhet fjalë për kontratën e Cavanit me uruguajanin që do të përfitojë 1 milionë Euro bonus nëse shpallet shënuesi më i mirë në Ligue 1.
Presidenti i PSG ndërhyri duke i propozuar uruguajanit një pakt; do t’ia akordonte këtë shifër pavarësisht golave që do shënojë, nëse pranon që të jetë Neymar ekzekutuesi i parë i penalltive. Një propozim që u refuzua në mënyrë kategorike nga Cavani i cili beson se 4 vitet e qëndrimit te PSG i kanë dhënë të drejtën për të goditur 11 metërshat. Kjo detyroi Al Khelaifin që të ndërmarrë një tjetër hap dhe të bisedojë me Neymar në mënyrë për ta bindur atë që të pranojë hierarkinë, por edhe në këtë rast tentativa rezultoi e dështuar; me pak fjalë vetëm paqe që nuk ka te Paris Saint Germain.