Paralajmërimi i Mënierit: Lumturia në futboll është të luash!

Paris SG më në fund po dukej si një ishull i lumtur pas një vere të stuhishme, por nuk qenka e thënë që kryeqyteti i Francës të jetë i qetë. Vendi i revolucioneve është edhe vendi i pakënaqësive dhe rivaliteteve, aty ku njerëzit nuk durojnë shumë, dhe duket se durimin nuk e ka të shumtë as Tomas Mënier, mbrojtësi belg i kampionëve.

Në një kohë që tifozët dhe klubi i gëzoheshin fitores së madhe ndaj Realit, futbollisti që shënoi gol kundër madrilenëve, nxorri disa fjalë jo shumë të këndshme nga goja. “Lumturia në futboll është që të jesh në fushë dhe të luash”, – u shpreh ai, duke u kujtuar të gjithëve se ai ka qenë në stol në 3 ndeshjet e fundit të ligës franceze. Mënier u përfol për t’u larguar gjatë verës, por përfundimisht mbeti në Paris, ashtu si edhe Nejmari. Në Angli thonë se fjalët e tij duhet të kenë zgjuar interesimin e Arsenalit dhe Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al