Guardiola i përgjigjet me stil komplimentit të Samuel Etosë!

Nuk është se kanë shkuar tepër mirë së bashku, ndonëse fituan mjaft në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pep Guardiola dhe Samuel Eto patën relata të stuhishme (herë-herë) në “Kamp Nou”, dhe në 2009 u ndanë përfundimisht kur kamerunasi kaloi tek Interi. Gjithsesi, koha ka kaluar dhe të dy kanë vlerësim për tjetrin. Një lojë komplimentesh që e nisi Etoja, duke thënë se “do të doja të isha i pari trajner afrikan që të fitonet Championsin në Europë me stilin e lojës së Guardiolës”.

Trajneri i Mançester Sitit nuk ngurroi t’i kthente “reston”, ndërsa foli për ndeshjen e radhës në Premier Ligë. “Që Samueli të fitojë Championsin si Pepi, duhet të marrë lojtarë si Eto”. Barcelona e Guardiolës dhe Etosë fitoi Championsin në 2009 e 2011, si dhe disa herë titullin në Spanjë, si dhe trofe të tjerë spanjollë, europianë dhe botërorë.

Sfidanti.al