Kualifikimi në Champions u arrit, por sezoni në vazhdim është tepër i çuditshëm. Diçka po ndodh me Paris SG, ndërsa skuadra e trajnerit Tomas Tuhel ka probleme me fatin, edhe përsa i përket shëndetit, edhe për atë përpara portës. Përfundoi 0-0 ndeshje e kreut të tabelës në Ligën e Parë të Francës në fushën e Lilës, edhe pse parizienët patën raste, ndërsa u ndje mungesa e Nejmarit të dëmtuar, si dhe fakti që pati rotacion për Kilian Mbapenë që hyri në fushë pas pushimit. Me yjet që mungojnë ose që janë me “kohë të pjesshme”, “korracata” e kryeqytetit nuk mund të shprehë gjithë potencialin e saj. Në Francë ende mendojnë se PSG është favorit për titull, ndonëse është në vend të tretë, me -1 pikë ndaj Lilës, dhe me Marsejën që mund ta kalojë. Kurrë këta vjet nuk ka ndodhur një gjë e tillë, që kur Karlo Ançeloti humbi titullin ndaj Monakos së Kilian Mbapesë në 2018.
Sfidanti.al