Cristiano Ronaldo merr në duar ‘Golden Foot Award’: Ky çmim është një nder

I shpallur fitues në 1 dhjetor, Cristiano Ronaldo këtë të diel mori në dorëzim cmimin ‘Golden Foot’ me portugezin që sic e do tradita, la gjurmët e këmbëve të tij që do  të ekspozohen në  ‘The Champions Promenade’ në Monte Carlo.

‘Për mua është një nder që të marr këtë cmim-tha Ronaldo-jam I kënaqur që gjurmët e mia janë pranë atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falenderoj të gjithë publikun që më votoi. Do të bëj gjithnjë maksimumun për të luajtur mirë dhe të shënoj gola’.

Për shkak të emergjencës coronavirus, Ronaldo e mori cmimin në një ceremoni me dyer të mbyllura. Ai që i dorëzoi cmimin luzitanit ishre Louis Ducruet, djali I Princeshës Stephanie të Monacos, si përfaqësues I Princit Alberto të Monacos

Cmimi Golden Foot fitohet vetëm 1 herë në karrierë dhe iu është rezervuar lojtarëve që i kanë mbushur 28 vitet e jetës. Përvec atyre që janë në aktivitet, mund të lënë gjurmët e tyre dhe të vlerësohen si legjenda të Futbollit edhe ish kampionë ku ndër më të rëndësishmit janë Diego Armando Maradona, Michel Platini, Pelé, Gianni Rivera, Gigi Riva, Dino Zoff, Giacinto Facchetti, Zinedine Zidane, Karl-Heinz Rummenigge, Zbigniew Boniek, Franz Beckenbauer, Luis Figo, Franco Baresi, Roberto Mancini, Claudio Ranieri, Marcello Lippi, Andrea Pirlo dhe shumë të tjerë.

Sfidanti.al