E kërkuan që në 2019, por tratativat me Manchester City dështuan pas dëmtimit të pësuar nga gjermani që e la atë jashtë fushave të lojës thuajse për të gjithë sezonin e kaluar. E megjithatë pas flirtimit të gjatë, tani historia e dashurisë mes Bayernit dhe Leroy Sane nuk po funksionon. Të shtunën në ndeshjen me Bayer Leverkusen hyri në fushën e lojës në minutën e 32 për të zëvendësuar Coman, por e la fushën e lojës në të 68 minutë për t’i lënë vendit 17 vjecarit Musiala. Pra për Sane pati vetëm 36 minuta aktivizim dhe futbollisti shpërtheu
‘U habita nga zëvendësimi-tha Sane për Bild në fundin e ndeshjes-nuk jam mësuar me zgjedhje të tilla. Por skuadra më qëndroi pranë dhe festuam fitoren së bashku’
Por Sane duhet të pranojë disa kritika. Opinioni publik mori anën e Flick edhe por vendimi për të zëvendësuar një lojtar të aktivizuar më pak se 40 minuta nuk është një sinjal pozitiv. ‘Nuk është një lojtar që përforcon Bayernin-tha Lothar Matthaeus-bën shumë gabime në mbrojtje, shpesh ndalon e shikon në vend që të bashkëpunojë. Nuk pritet që të shënojë 3 gola cdo ndeshje, por që të luajë me pasion dhe këtë nuk po e shoh’
Në fakt në 36 minutat e aktivizimit të tij, Sane bëri gjithcka keq; asnjë gjuajtje në portë, asnjë krosim, 27% e pasimeve ishin të gabuara, numra që tregojnë një qasje jo të përshtatshme. Por jo vetëm kaq; në të gjithë sezonin, Sane i pati shanset e tij, por pas një fillimi të mirë, u shua, madje në nëntor shënoi vetëm 1 gol në 7 ndeshje të Bundesligës.
Për zëvendësimin jo të zakontë të Sane folën edhe Flick e Mueller. ‘Doja të hidhja në fushë Musialan dhe në këtë pikë duhej të largoja vetëm Mueller, Gnabry ose Sane-tha Flick-për ne Thomas është i pazëvendësueshëm, Serge në pjesën e dytë u përmirësua shumë, kështu që opsioni i vetëm ishte Leroy. E rëndësishme është që skuadra mori suksesin. Individi duhet të dalë në plan të dytë. Do ta pranojë’.
Me më shumë diplomaci foli Thomas Mueller. ‘I thashë që nuk duhet të ndihet i frustruar, por që duhet të gjejë një motivim e stimuj nga ky episode-tha Mueller-sigurisht nuk është e lehtë, por po punon që të zhbllokohet. Nuk do të duhet shumë kohë, më pas do të flasim për gjëra të tjera në lidhje me të’.
Sfidanti.al