Aventura e Mario Balotelit me Nise eshte praktikisht e mbyllur. Sulmuesi francez do te qendroje te skuadra franceze deri ne fund te sezonit, por tani i duhet te nise kerkimet per nje skuader tjeter, pasi Nise nuk ka ndermend te rinovoje kontraten, gje qe u konfirmua edhe nga presidenti i klubit Zhan Pierr River.
‘Nuk do te kete rinovim me Balotelin. Bashkepunimi me te besoj se do te mbyllet ketu-tha River.
Baloteli u transferua te Nise ne 2016 dhe ishte shume pranr largimit prej saj edhe perpara disa muajsh, por trajneri Vieira e bindi te qendroje. Por edhe ketu ai tregoi anet negative te tij te cilat nuk i mbuluan as 33 golat e shenuar prej tij ne 60 ndeshje.
‘Kete vere menduam se Baloteli do largohej-vijoi River-per kete arsye nuk beri pergatitjet e tij per sezonin e ri. Eshte normale qe nje lojtar qe nuk ben pergatitjen e duhur has veshtiresi ne fillimin e sezonit. Tani ai eshte mire, por nuk ka sukses dhe kjo e ka vene ne tension. Gjithsesi Mario nuk e ka humbur talentin e tij’.
Pas kesaj, i takon Mino Raioles qe te krijoje nje mundesi te re per karrieren e sulmuesit italian.
Sfidanti.al