Nikolas Anelka “i jep” Mbapesë topin e artë për … vitin 2021!

Ky sezon shkoi kot, pasi “Frans Futbollit” u tremb shumë nga koronavirusi. Nuk do të ketë Top të Artë për askënd, pra fitues në fuqi do të mbetet ai i 2019-ës, Lionel Mesi, veçse për Nikolas Anelkanë, triumfuesi i radhës ndodhet në Francë. Ish-sulmuesi i “gjelave” veçon Kilian Mbapenë si “fituesin potencial” të trofeut të madh individual vitin tjetër, pra në 2021. “Ekzistojnë djemtë më të vjetër, të njohur e të shquar si Mesi e Ronaldo, – u shpreh ai, – por, për mua prototipi i fituesit të Topit të Artë është Kilian Mbapeja, një sulmuesi që i ka të gjitha cilësitë e duhura për t’ia dalë. Ai është shumë i shpejtë, i zgjuar, shumë teknik. Ai ka cilësitë për të bërë gjëra të mëdha, dhe vazhdon t’i tregojë ndeshje pas ndeshjeje”.

Nëse do të fitojë në 2021, Mbape do të bëhet francezi i pestë fitues i Topit të Artë. Fillimisht, atë e meritoi Raimond Kopa në 1958, pastaj Mishel Platini tri herë radhazi në 1983, 1984, 1985, Zhan-Pjer Papen në 1991 dhe Zinedin Zidan në 1998. Vitet e fundit dominimi ka qenë i Mesit (6) dhe Ronaldos (5), ndërprerë vetëm nga Luka Modriç në 2018.

Sfidanti.al