Sezoni dimëror i transferimeve mbeti mbrapa dhe një nga të pakënaqurit sesi u zhvillua situata lidhur me të, është ylli i PSZH-së, Nejmar, të cilit nuk i pëlqeu aspak që klubi parisian shiti në “minutën e fundit” bashkatdhetarin e tij, Lukas Moura, që ndërroi, kështu, Parisin me Londrën, pasi karrierën ai do ta vazhdojë te Totenejmi. Nejmari konsideron se krerët e PSZH-së kanë gabuar, pasi e “detyruan” Mourën që të largohej nga “Parku i Princave”.
Ai (Nejmari) konsideron se Moura kishte se çfarë t’i jepte PSZH-së, por krerët e këtij klubi konsideruan ndryshe dhe, kështu, ai iku, ndërsa, gjatë këtij sezoni, ai luajti vetëm në gjashtë ndeshje. “Jam i dëshpëruar, se ai ishte një miku im i mirë, por ai është edhe një lojtar cilësor që rrallë herë u përdor. Mendoj se kjo nuk ishte e drejtë. Ai është vëllai im në botën e furtbollit. Kudo që të shkojë ai, uroj që ai të shënojë gola dhe të kthehet në përfaqësuesen e Brazilit”, vuri në dukje Nejmari, duke shtuar se ai, vetë, asnjëherë, nuk do ta kishte lejuar largimin e Mourës.
Sfidanti.al