Lionel Mesi vërshëllehet nga tifozët e tij të ndeshjen e fundit

Nuk ishte përcjellja e duhur, dhe padyshim krejt e ndryshme nga ajo që i bënë tek Barcelona. Lionel Mesi u vërshëllye nga tifozët e Paris SG në ndeshjen e tij të fundit për ekipin francez. Publiku në “Parkun e Princave” dukshëm nuk ka mbetur i kënaqur me kontributin e argjentinasit sidomos që pas Kupës së Botës, me eliminimin në Champions nga Bajerni dhe me formën e dobët në kampionat pavarësisht fitores së titullit. Mesi doli në fushë me të tre djemtë e tij, ndërsa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al