Ligue 1 mbylli sezonin; në Francë është koha e rebelimit me Lyonin në krye

Mbyllja e detyruar përpara kohe e Ligue 1 ka shkaktuar një rrëmujë në futbollin francez, teksa disa skuadra janë rebeluar dhe po përgatiten për të apeluar këtë vendim. Ai që kryeson grupin e ‘rebelëve’ është Lyoni që ishte i 7 në renditje në momentin që u mbyll kampionati dhe jashtë zonës së kompeticioneve evropiane. Por protestojnë edhe Toulouse dhe Amiens që ranë nga kategoria kur kishin mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Po kështu edhe Lille po mendon të bëjë një hap të tillë pasi vetëm për pak mbeti jashtë 3 vendeve të para, ndërsa në Ligue 2 ‘po mprehet tehu I thikave’  i klubeve që ishin në luftë për ngjitjen në Ligue 1 nëpërmjet ndeshjeve të playoffit të cilat u anuluan.

Me pak fjalë ekziston rreziku real që pezullimi, që bëri të vlefshme klasifikimin pas 28 javëve kampionat të përmbyset në gjykatë. Është e ndërgjesjhme për këtë Liga Franceze dhe Ministrja e Sporteve Roxana Maracineanu, që kujton nevojshmërinë për të respektuar një vendim të diktuar nga një forcë madhore duke nënvizuar se Shteti është gati të ndihmojë kulbet e futbollit me garanci për hua dhe amortizatorë social për të kompesuar mungesën e të ardhurave.

Por kjo nuk mjaftoi për të qetësuar Lyonin që në javën e 27 ishte i pesti dhe të paktën në Europa League, ndërsa me klasifikimin e vendosur në tavolinë ishte i 7 dhe jashtë cdo kompeticioni continental. E megjithatë, shanset që ky klub të hyjë në Europa League nëpërmjet Kupës së Ligës gjithsesi janë minimale; pasi duhet të mundë PSG në finale e sidomos të ketë mundësi për të luajtur në muajin gusht, një opsion ky që nuk ka aspak siguri se do të ndodhë duke qenë se qeveria shtyu të gjitha eventet kolektive për në shtator.

Kështu presidenti Jean Michel Aulas, që parashikon dhjetëra milionë Euro humbje po planifikon ndërmarrjen e veprimeve ligjore për të kërkuar dëmshpërblim.

Po kaq i vendosur është edhe presidenti i Amiens, skuadër e renditur në vendin e parafundit dhe e rënë nga kategoria edhe pse kjo skuadër ishte vetëm 4 pikë  nga zona e shpëtimit. Toulouse kishte vetëm 13 pikë dhe i rezervoi vetes të drejtën për të apeluar gjithsesi për rënien nga kategoria, pavarësisht se presidenti i saj ishte në favor të ndërprerjes së aktivitetit për arsye shëndetësore. Më pak i ashpër ishte pronari i Lille, skuadër që mbeti jashtë podiumit vetëm për pak. Skuadra e drejtuar nha Galtier thekson se është e fokusuar tek e ardhmja sportive, por jo drejtuesit që nuk i kanë përgënjeshtruar deklaratat e para për të cuar Ligue 1 në gjyq.

Sfidanti.al