Për të garuar dhe dueluar në pistë, Charles Leclerc do t’I duhet të presë ndoshta fillimin e muajit korrik dhe Cmimin e Madh të Austrisë, por kjo nuk e pengon pilotin e Ferrarit të kthehet në timon, vetëm se këtë radhë e bën për një kauzë mëse të drejtë. Në fakt Leclerc u paraqit vetë te Kryqi i Kuq i Monacos për të dhënë ndihmën e tij në shpërndarjen e pajisjeve për Princess Grace Hospital Center dhe në shpërndarjen e ushqimeve në bashkinë e qytetit për vullnetarët, pikërisht duke kruyer rolin e shoferit të automjetit.
Sfidanti.al