Situatën e tij e analizon një njeri që e njeh mirë repartin ofensiv. Kristof Dygarri, ish-sulmues i Francës, gjykon se Mauro Ikardi ka një problem të madh që nuk po e lejon të shkëlqejë si në gjysmën e parë të sezonit. Argjentinasi nuk po shënon gola tani në janar, dhe Dygarri thekson se “fajtor” për këtë është Angel Di Maria. “E kam ndjekur Ikardin dhe më ka pëlqyer që ka shënuar kaq shumë gola në Francë, – u shpreh ai, – por, kam vënë re se teknikisht nuk është shumë mirë, edhe pse është më lart se Kavani. Ikardi ka nevojë për lojtarë të tjerë të mirë, pranë vetes, që të japë rendimentin normal”.
Dygarri thekson se njeriu që i pasonte topat, Di Maria, nuk është në formë, dhe kjo e ka kaluar problemin edhe tek ish-kapiteni i Interit. “Problemi i tij quhet Di Maria që nuk është në formë, – tha francezi, – shpesh Nejmari pason tek Mbapeja, jo tek Ikardi, por i takon vetë argjentinasit që të gjejë zgjidhjen e këtij problemi”.
Sfidanti.al