Bruno Fernandez me fanelën e kuqe, pasardhësi i CR7-ës tek Junajtidi!

Transferimi është tashmë i kryer, ndonëse mediat britanike shkruajnë “është shumë pranë përfundimit”. Bruno Fernandez pozoi me fanelën e Mançester Junajtidit, i ndodhur në Angli ku bëhet gati të firmosë kontratën. “Djajtë e kuq” besohet se kanë pranuar të paguajnë 68 milionë paundë stërlinat (besohet mbi 80 milionë euro) për kartonin e 26-vjeçarit, ndonëse këtu do të përfshihen edhe shpërblime të ndryshme.

Fernandez, që ishte kapiten i Sportingut të Lisbonës, është pasardhës i Kristiano Ronaldos në “Old Traford”, po ashtu edhe i lojtarëve të tjerë të njohur si Nani me shokë. Interesant sepse ai vjen nga i njëjti klub si edhe CR7-ta. Mesfushori është shumë i vlerësuar në të gjithë Europën, dhe ka shënuar shumë gola e ka shërbyer mjaft asistë për Sportingun këtë sezon. Besohet se ardhja e tij do ta ndihmojë trajnerin Ole Gunar Solskjer që ka vuajtur mjaft nga dëmtimet dhe “thellësia” e paktë e skuadrës.

Sfidanti.al